Humanisti Halil Kastrati do të shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Malishevës

Kuvendi Komunal i Komunës së Malishevës të mërkurën do të mbajnë një seancë solemne.

Në këtë seancë pritet të shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Malishevës humanisti Halil Kastrati, ka njoftuar Komuna, transmeton Zeri.info.

“Në këtë mbledhje solemne ndahet çmimi ‘Qytetar Nderi’ i Komunës së Malishevës z. Halil Kastrati për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kushteve ekonomike e sociale për familje në nevojë në të gjitha trojet shqiptare, me theks të veçantë në Komunën e Malishevës”, thuhet në njoftim. /Zëri