OVL UÇK-ja shpreh shqetësime për gjykimin e ish-udhëheqësve në Hagë

Sot Organizata e Veteranëve të Luftës e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vazhdën e angazhimeve të radhës për të adresuar padrejtësitë që po ndodhin në Gjykatën Speciale, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në një komunikatë për media, OVL UÇK-ja njofton se me vëmendje u dëgjuan shqetësimet tyre lidhur me trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa u dakorduan që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet shtetërore të Kroacisë, si shtet mik dhe partner i rëndësishëm i Kosovës.

“Gjithashtu shprehëm mirënjohjen tonë për shtetin kroat, i cili në kohët më të vështira qëndroi pranë popullit të Kosovës dhe mbështeti luftën tonë për liri", thuhet në komunikatë.