Rubin: Nuk kishte kontroll dhe komandë efektive në UÇK

Ish-zyrtari i lartë i SHBA-së, James Rubin, ka folur për diskutimet në administratën amerikane të Bill Clintonit për armatosjen e UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk kanë mundur t'u thoshin luftëtarëve që "nuk ju japim armë, sepse ju nuk jeni të organizuar".

"Po bënim një gjykim sa i përket argumentit për armatosjen apo jo të UÇK-së".

"Dhe, ne kemi thënë se kjo nuk është ide e mirë, sipas nesh, sepse nuk ekziston një strukturë e mirëfilltë politike, ose nuk ka kontroll efektiv".

"Bëmë gjykimin tonë më të mirë, kemi bërë një vlerësim, duke marrë parasysh strukturën organizative të UÇK-së, duke marrë parasysh aspektin e kontrollit dhe komandës, që ne besonim që UÇK-ja nuk e kishte".

“Nuk kishte kontroll dhe komandë efektive në UÇK”, theksoi ai.