Valtonen: Finlanda ka marrëdhënie të veçantë e miqësore me Kosovën
Ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, në cilësinë e kryesuese së radhës të OSBE-së qëndroi sot në Kosovë.
Pas takimeve që zhvilloi, ajo dha një deklaratë të shkurtër për media, ku theksoi marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Finlandës.
“Jam këtu si kryesuese e radhës e OSBE-së, por gjithashtu patëm mundësinë të diskutojmë shkurt edhe për çështje bilaterale. Siç e dinë qytetarët e Kosovës, mes Kosovës dhe Finlandës ekziston një marrëdhënie e veçantë dhe miqësore”, tha Valtoneni.