Rubin: Më shqetëson fakti që dikush të qëndrojë i paraburgosur për pesë vjet, ata u dorëzuan vullnetarisht

Dëshmitari James Rubin kishte refuzuar të përgjigjej në pyetjet e Prokurorisë pa filluar dëshmia e tij, me arsyetimin se ai nuk mund t’i ndihmojë pikëpamjet e tyre. Por, ai foli për këto pikëpamje, duke thënë se e shqetëson fakti që të akuzuarit po qëndrojnë në paraburgim për pesë vite, duke u nisur nga fakti që ata u dorëzuan vetë dhe se ishin shumë bashkëpunues me gjykatën.

“Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim këtu në Hagë për më shumë sesa pesë vjet dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që ata janë të mbajtur për kaq shumë gjatë, më shqetëson. Mendoj që lidhet me politikën dhe me shtetin e së drejtës. Mua më shqetëson fakti që dikush të jetë i burgosur për pesë vite përpara se të fillojë të ndiqet penalisht një çështje penale ndërkohë që këta persona janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë qenë shumë bashkëpunues me gjykatën”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Rubini deklaroi se në këtë rast nuk e kupon fare se si është dashur që të akuzuarit të qëndrojnë kaq gjatë në paraburgim.

“Në rastin e të akuzuarve në fjalë, nuk e kuptoj fare që është dashur të qëndrojë në burg për 5 vite”, tha Rubini.

Përpara kësaj, prokurori James Pace tha se mbrojtja e Thaçit më 25 gusht të këtij viti ka thënë që Rubin nuk ka pranuar që të merret në pyetje nga ZPS-ja.

“A mund të na e jepni arsyen se pse e keni bërë këtë gjë dëshmitar?”, pyeti Pace.

“Është pyetje e mirë. Mendoj që jam munduar pafund që jem i disponueshm për këtë Gjykatë. Kam shpenzuar qindra orë përgatitje dhe ndjesia ime ishte që gjithë njohuritë që unë kisha ishin të pranishme në komentet që unë kam dhënë dhe mendoj që pikëpamjet e Prokurorisë nuk është se do të ndihmoheshin nga kontributi im i mëtejshëm, por mendoj që e kam dhënë të gjithë informacionin. Në qoftë se ju keni nevojë për pyetje, unë kam qenë këtu dje edhe sot”, u shpreh Rubini.

James Pace i tha dëshmitarit se mendon që pikëpamjet e tij ia vlejnë për Prokurorinë. Por, ai pyeti dëshmitarin se cilat janë ato pikëpamje sipas tij.

“Në rastin e të akuzuarve në fjalë, nuk e kuptoj fare që është dashur të qëndrojnë në burg për pesë vjet”, deklaroi Rubini.