Rubini kujton takimin e fundit me Thaçin: Biseduam për një marrëveshje paqeje me Serbinë
Ish-diplomati amerikan James Rubin ka folur për takimin e tij të fundit me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Ai tha se ky takim ndodhi gjatë vitit 2020.
Gjatë atij takimi, Rubini tregoi se me Thaçin diskutoi mbi një paqe të përhershme me Serbinë.
“Hera e fundit që kam qenë me Thaçin ishte në periudhën 2020, në kërkim të një marrëveshjeje paqeje me Serbinë, përpara aktakuzës kam punuar me të. Kam biseduar me të, me Thaçin ose ndonjë prej përfaqësuesve të tij formalë”.
“Nuk më kujtohet çdo gjë që kemi biseduar, kishte të bënte me paqen e përhershme me Serbinë, kjo ka qenë pika, diçka tjetër mund të ketë qenë anësore”, u shpreh Rubini para trupit gjykues.