Si ndikojnë ushqimet e procesuara te funksionimi i trurit?

Të gjitha ato ushqime që etiketohen si junk food globalisht, ndikojnë drejtpërdrejt te një grup neuronesh që janë përgjegjës në kodifikimin e kujtimeve, dhe efekti është shumë i shpejtë.

Sipas grupit kërkimor të Universitetit të North Carolina në SHBA dhe të publikuar në revistën shkencore Neuron, kjo pasojë i shtohet listës së gjatë të efekteve negative që kanë në organizëm ushqimet e pasura me sasi të larta yndyrnash të dëmshme. Por organizmi i njeriut, fatmirësisht, ka një mekanizëm ripërtëritjeje, që ndodh nëse i rikthehet një regjimi ushqimor të shëndetshëm.

Ushqimi i procesuar dëmton kujtesën

Prej kohësh shkenca është në dijeni që një dietë e pasur me yndyrna ndikon në funksionimin e trurit dhe mënyrën si ai asimilon glukozën.

Në rastin e ushqimit të procesuar, ku grupohen fast food, ushqime të paketuara dhe përgatitura industrialisht, sasia e glukozës në tru pëson reduktim, duke luhatur të gjitha nivelet hormonale, e duke krijuar probleme në formë domino, deri në bllokim të ngulitjes së memories së përditshme.

Ky mekanizëm i dëmshëm çaktivizohet në momentin që organizmi rikthehet të furnizohet me ushqim të pasur dhe të balancuar me të gjitha vlerat si karbohidrate, proteina, fruta, perime. /shëndeti