Krejt çka dihet deri tani për vrasjen e mbrëmshme në Balaj të Ferizajt
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, më 15 shtator 2025, në fshatin Balaj të Ferizajt, ku një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është qëlluar me katër plumba në stomak dhe nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Ai raportohet se ka lënë pas vetes katër fëmijë të vegjël.
I dyshuari për këtë krim është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe i është sekuestruar një armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar arrestimin dhe sekuestrimin e armës, ndërsa hetimet po vazhdojnë nën udhëheqjen e prokurorit të Shtetit.
“Me datën 15.09.2025, rreth orës 19:42, kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit. Për informata të detajuara do të njoftoheni me raport vijues”, deklaroi Veseli.
Mes tyre raportohet se ka pasur mosmarrëveshje të mëhershme.