38-vjeçari në Ferizaj u vra me katër plumba në stomak

Personi që u vra sonte në fshatin Balaj të Ferizajt është i moshës 38-vjeçare dhe është qëlluar me katër plumba në stomak.

Gazetarja e Klan Kosovës e cila ka raportuar nga vendi i ngjarjes, bëri të ditur se i vrari ka lënë pas vetës katër fëmijë.

“38-vjeçari B.R nuk i mbijetoi plagëve që mori nga katër plumbat në stomak nga i dyshuari B.R, rreth 50-vjeçar që drejt tij kishte gjuajtur rreth pesë herë. I ndjeri ka lënë prapa katër fëmijë të tij në moshë të vogël dhe gjendja e familjarëve është e rëndë”, u shpreh tutje ajo.