Zyrtare: Sfida Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd

Tashmë është zyrtare. Sfida Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd.

Ndonëse nuk ka ndonjë njoftim nga federatat respektive, është UEFA, që në faqen e vet zyrtare në internet njofton se kjo ndeshje do të luhet në “Duboçica” në Leskovac.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të zhvillohet aty ku ishte programuar fillimisht, në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd, sepse duket se UEFA ka pranuar kërkesën e federatës serbe që ndeshja të zhvillohet në stadiumin “Duboçica” në Leskovac.

Ndeshja zhvillohet më 11 tetor dhe është e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026 dhe vendimtare për vendin e dytë në Grupin K./rtk