Rubin, avokates së Krasniqit: I kuptonim kërkesat e tij, po të ishim në këpucët e tij edhe ne aso kërkesa do të bënim

Një takim në Bruksel ishte temë për çka u mor në pyetje James Rubin nga avokatja e Jakup Krasniqit – dhe bisedimeve që kishin pasur me këtë të fundit Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe ai personalisht si ndihmës-sekretar.

Rubin tha se kërkesat e Jakup Krasniqit – për intervenim ushtarak amerikan, armatosje të UÇK-së, ndalim të spastrimit etnik nga Milosheviqi – ishin ‘racionale’ dhe shtoi se “e kuptonim, dhe po të kishim qenë në këpucë të tij, edhe ne do të kishim kërkuar të njëjtën gjë”.

Por, tha ai, kërkesat e tij në atë kohë ishin të pamundshme për t’u realizuar.

“Krasniqi po na kërkonte gjëra që ne sishim gati t’i bënim, ai donte trupa tokësore brenda – e ne atij i shpjegonim se çka ne ishim në gjendje. Gjatë atyre javëve, ai ishte i shqetësuar për popullin e tij, ne e kuptuam, dhe i kallxuam çka mundemi e çka nuk mundemi të bëjmë”, tha ai.

Avokatja: Ai po kërkonte intervenim humanitar? Dhe kërkesa e tij e parë ishte ndërhyrja amerikane dhe ndalimi i spastrimit etnik nga Millosheviqi?

Rubin: Ishte gjendje e ndjeshme, ne s’ishim të gatshëm për intervenim trupash, Clinton në atë kohë e kishte përjashtuar këtë. Ne s’mund t’i përgjigjeshim kërkesave të tij, sepse Clinton e kishte qartësuar që ne në atë kohë nuk ishim të gatshëm.

Avokatja: Krasniqi donte armatosjen e UÇK-së si domosdoshmëri.

Rubin: Ne u ndjemë që po të ishim në këpucët e tij, do të kishim kërkuar të njëjtën gjë.

Avokatja: Racionalja e tij ishte mbrojtja e civilëve të pafajshëm?

Rubin: e kuptoja, por nuk ishim të gatshëm për ta bërë në atë kohë.

“Serbia gjithmonë rrejshëm synonte fajësimin e UÇK-së”, tha Rubin në përgjigjen e parë ndaj avokates së Jakup Krasniqit, e cila i kërkoi mendim nëse Serbia korruptonte vendet e krimit për të fajësuar UÇK-në./nacionale