“Pavarësia e Kosovës ishte e mbështetur, por nuk ua thamë shqiptarëve”

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ish-zyrtari i lartë amerikan James Rubin tha se udhëheqësve të UÇK-së u bënin thirrje të bashkëpunonin në mënyrë që të arrihej pavarësia e Kosovës.

Ai u shpreh se shqiptarëve nuk iu bë me dije që amerikanët dhe britanikët përkrahnin pavarësinë e vendit, pasi sipas tij, një gjë e tillë nuk pranohej ende nga ndërkombëtarët si shkak i mosthemelimit të qeverisë së Kosovës.

“Ne, kur themi ne jemi bashkë me Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Blair bashkëpunonte me Clintonin dhe Albrightin. Ata po na e bënin më të lehtë. Prandaj ne u bënim thirrje ‘punoni së bashku’, por nuk deshëm t’ua bënim të ditur se mbështesnim pavarësinë, nuk donim të thoshim se jeni komb i pavarur, sepse vendi nuk kishte qeveri, ndërkombëtarët nuk e pranonin”, u shpreh Rubini.