Avokati i Thaçit: Rubini ishte udhëzuar drejtpërdrejt nga Albrighti

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, tha se dëshmitari James Rubin ishte ndihmëssekretar i shtetit amerikan për çështje publike dhe zëdhënës kryesor që ka raportuar drejtpërdrejt përpara sekretares së shtetit, Madeliene Albright.

Ai tha se për procesin në Kosovë dhe Marrëveshjen e Rambujesë, ai ishte udhëzuar nga Albrighti.

“Nga viti 1997 deri në vitin 2000, James Rubin ka shërbyer si ndihmëssekretar i shtetit për çështje publike dhe si zëdhënësi kryesor që ka raportuar drejtpërsëdrejti përpara sekretares së shtetit, Madeliene Albright. Kur grupi i kontakti vendosi të mblidhej për një proces paqeje në janar të 1999-ës, Rubin është udhëzuar drejtpërsëdrejti nga Albright për t’u angazhuar me delegacionin shqiptar të Kosovës gjatë konferencës së Rambujesë në Kosovë dhe më pas u bashkua negociatave si i dërguari i posaçëm në emër të sekretares së shtetit për të siguruar demobilizimin e UÇK-së”, tha Mishetiqi.

Përveç kësaj, Mishetiqi tha se James Rubin ka pasur takime edhe me Thaçin e po ashtu edhe me anëtarë të tjerë të UÇK-së.

“Ka pasur takime të shumta me Hashim Thaçin dhe anëtarët e tjerë të UÇK-ë. Kjo e lejoi zotin Rubin që të kuptonte se Thaçi ishte i shqetësuar që nuk do të kishte autoritetin ose lejen e plotë për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë në emër të UÇK-së pa miratimin e anës ushtarake të UÇK-së”, tha avokati Mishetiq.

Ai tha se Rubini vërejti që roli i Thaçit ishte i kufizuar gjatë procesit të demilitarizimit të UÇK-së. Përveç kësaj, avokati tha se Rubin ka treguar se dëshira e Thaçit ishte një Kosovë të qetë dhe multietnike.

James Rubin tha se kontruboi në krijimin e TPJN-së. Ndërkaq për Albrighti,, ai tha se ka qenë një avokuese shumë e fuqishme për krijimin e atij tribunali.

Në prova materiale u pranua dëshmia e dëshmitarit e dhënë më herët, për të cilën tha se pasqyron të vërtetën dhe do t’i thoshte të njëjtat gjëra në rast që do të pyetej sërish për ato. /BetimiperDrejtesi