Çka tha James Rubin për UÇK-në në vitin 2023?
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin, dy vjet më parë tha se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka evoluuar.
“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për UÇK-në evoluoi. Në ditët e para, para se të dija shumë për të, ne i kishim dënuar aktivitetet terroriste që ishin kryer nga grupet shqiptare. Por, me evoluimin e procesit të paqes, UÇK-ja u bë qendra e atij procesi të paqes dhe ishte Hashim Thaçi, në bisedimet e Rambujesë, ai që mori vendimin e guximshëm për të rënë dakord me Marrëveshjen e Rambujesë. Dhe, ky ishte vendimi që lejoi NATO-n t’i mbështeste shqiptarët e Kosovës. Po të mos ishte marrë ai vendim, nuk mendoj se do të rrinim kaq të lumtur dhe të lirë në një qytet modern evropian këtu në Prishtinë. Shume e shumë shqiptarë do të kishin vdekur. Pra, UÇK-ja luajti një rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruar nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit të premtuar prej tyre. Dhe siç më thanë atë kohë, nëse ne i zbatonim premtimet tona për të përdorur fuqinë ushtarake në emër të tyre, ata do t’i zbatonin premtimet e tyre. Ata zbatuan premtimet e tyre për t’u çmilitarizuar dhe kanë qenë duke punuar ngushtë me KFOR-in dhe me përfaqësuesit zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtu, për shumë e shumë vite”, kishte thënë ndër të tjera Rubini në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.