Nait Hasani dhe vëllezërit e Thaçit - sot në Hagë për dëshminë e James Rubinit

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë sot dëshminë e tij para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë.

E në këtë seancës do të marrin pjesë edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasasni dhe vëllezërit e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

T7 nga vendi i ngjarjes raporton se Hasani bashkë me vëllezërit e Thaçit do ta ndjekin dëshminë e Rubin-it nga galeria e publikut që ndodhet brenda objektit të Gjykatës Speciale.

Dje deputeti Hasani, i cili sot ndodhet në Hagë, tha se me dëshminë e ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e cila do të bëhet nesër, ai do të tregoj vullnetin e tij për UÇK-në, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Krasniqin dhe Jakup Krasniqin që ata nuk ka bërë asnjë krim.

Ai beson se dëshmia e Rubin para trupit gjykues nesër do t’i hedhë poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë, në të cilën sipas tij i kanë prezantuar disa lloj personash me pretendime të ulëta dhe të dëmshme.

“Kjo tregon vullnetin e tij që të dëshmojë për një ushtri çlirimtare të Kosovës, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Krasniqin dhe Jakup Krasniqin që ata nuk kanë bërë asnjë krim, si luftë dhe UÇK. Ai dëshmon se kemi qenë bashkë edhe aleatë në luftë , kena qenë pjesëmarrës bashkë çdo veprim i UÇK-së është aleat i NATO-s, bashkë me NATO-n është bërë edhe liria dhe çlirimi i Kosovës. Ai me dëshminë e vet do të dëshmojë para trupës gjykues, mbrojtjen e tij që do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë, ato që i kanë prezantu lloj lloj njeri, që ka ardh me pretendime të ulëta, të dëmshme”, tha Hasani

Për protestën e djeshme në Hagë, ai tha se është parë efekti i saj sot me flamujt e UÇK-së, flamujt kombëtarë dhe me brohoritjet e njerëzve.