Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, Policia nis hetimet
Gjatë së dielës një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Xhavit Morina” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.
Sipas Pllanës, viktima është gjetur në një banesë, ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij.
“Dje rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën ‘Xhavit Mitrovica’ në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit”, tha Pllana.
Ai bëri të ditur se tashmë kanë filluar hetimet për këtë rast.
“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes”, theksoi Pllana. /Zëri