27 vjet nga Beteja e Kaçandollit

Sot u mbushën 27 vjet nga Beteja e Kaçandollit. Beteja e Kaçandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap, por në tërë Kosovën.

Ajo ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe.

Gjatë kësaj beteje treditore nga radhët e UÇK-ës ranë shtatë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.

Komuna e Podujevës dhe Shoqatat e Dala nga Lufta në Podujevë, organizojnë homazhe tek lapidari i shtatë dëshmorëve të rënë në Betejën e Kaçandollit dhe do të mbahet një aktivitet përkujtimor për të rënët e kësaj beteje në Kaçandoll, në orën 13:00.