Edi Rama për protestën në Hagë: Po kërkojmë vetëm drejtësi, asgjë më shumë

 

Të dielën në Hagë u mblodhën qindra shqiptarë për të protestuar dhe kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar protestën e sotme, duke thënë se po kërkon vetëm drejtësi për Kosovën e UÇK-në, raporton Zeri.info.

“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, shkroi Rama në Facebook. /Zëri