Protestuesit rigrupohen para Gjykatës Speciale, shtohet prania e forcave të sigurisë
Protesta e planifikuar fillimisht pranë muzeut Madurodam, afër Gjykatës Speciale në Hagë, ka përfunduar, por protestuesit janë rigrupuar sërish para ndërtesës ku po mbahen në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Autoritetet holandeze kanë shtuar praninë e forcave të sigurisë, të cilat po monitorojnë nga afër situatën.
Protestuesit kanë brohoritur emrat e ish-drejtuesve të UÇK-së, duke kërkuar lirimin e tyre dhe drejtësi për sakrificën e bërë për lirinë e Kosovës. /Telegrafi