Policë holandezë i bëjnë “mburojën” objektit të Gjykatës Speciale gjatë protestës në Hagë
Policia e Holandës me dhjetëra pjesëtarë i bëri ‘mburojë’ objektit të Gjykatës Speciale teksa po zhvillohet protesta kundër padrejtësisë së procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
Nacionale ka pranuar pamje nga jashtë objektit ku shihen forca policore holandeze teksa ruajnë objektin e gjykatës, derisa matanë në një park të madh në Hagë mijëra protestues po shprehnin kundërshtinë ndaj Gjykatës Speciale.