Përfundon protesta në Hagë, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ka përfunduar protesta kundrejt pakënaqësive në gjykimin special në Hagë, ku pjesëmarrës ishin qindra mijëra shqiptarë nga anë e kënd bota.

Në këtë protestë paqësore u bë thirrje që të ndalen padrejtësitë në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të tjerë.

Para protestueseve performoi edhe Arif Vladi, duke i emocionuar me këngë atdhetare.