Rama publikon pamje nga protesta në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë në mbështetje të protestës që është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kundër Gjykatës Speciale, shkruan Zeri.info.

Kjo protestë e cila pritet të fillojë në ora 14:00 në afërsi të selisë së Gjykatës Speciale, tashmë veçse ka filluar edhe grumbullimi i protestuesve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video, në të cilën shihen protestues me vetura të tyre e me flamuj të UÇK-së.

“LIRIA KA EMËR. Me zemër e me mendje jam edhe unë atje sot Komandant. LIRI PËR ÇLIRIMTARËT”, është mbishkrimi i videos së Edi Ramës të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook. /Zëri