Turistja 57-vjeçare nga Kina vdes në një taksi në Durrës

Një 57-vjeçare kineze ka vdekur mbrëmjen e sotme në Durrës teksa po lëvizte me taksi nga plazhi drejt vendit të njohur si “Ura e Dajlanit”.

Gjatë udhëtimit, shoferi i taksisë ka vënë re që shtetasja e huaj ishte dergjur plotësisht në ulëse dhe nuk po përmendej.

Ai ka njoftuar policinë dhe ka dërguar menjëherë në spital kinezen, ku është konstatuar se 57-vjeçarja kishte vdekur.

“Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë ‘Urës së Dajlanit’”, njoftoi policia.

Sipas dyshimeve paraprake, 57-vjeçarja kineze ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak, por arsyen e vërtetë pritet ta japë autopsia.

Policia ka marrë në pyetje shoferin e taksisë, i cili ka rrëfyer versionin e tij të ngjarjes. /ReportTV