Tubime pro dhe kundër emigrantëve, protestat u mbajtën njëkohësisht në Londër
Mbi 110 mijë persona u mblodhën për të protestuar këtë të shtunë në Londër , Kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar kunder emigranteve në një marrshim të organizua nga aktivisti i ekstremit të djathtë Tommy Robinson, i cili vendosi ta quajë këtë tubim “Bashkoni Mbretëinë tone”
Demonstruesit u grumbulluan në Whitehall, ku dëgjuan një sërë fjalimesh nga figura të njohura, përfshirë edhe ish keshilltarin e Donald Trump, Steve Bannon.
Paralelisht me këtë protestë u zhvillua një tjetër kundër- demonstrate me mbi 5 mijë qytetarë të cilët folën kundër rracizmit dhe u mblodhën nën frazën marshoni kundër Fashizmit. Policia Metropolitane raportoi se situata ka qenë e tensionuar, duke folur për “agresion të konsiderueshëm” dhe sulme ndaj efektivëve, të cilët u goditën me shishe qelqi, shufra metali e kanaçe birre nga pjesëmarrës të marshimit të Robinson.
Për të ruajtur rendin, në terren ishin dislokuar mbi një mijë oficerë, mes tyre edhe 500 të ardhur nga forcat e tjera të vendit, ndërsa barriera të shumta ndanë dy grupet protestuese.
Pasditen e sotme, afër Trafalgar Square, tensionet u përshkallëzuan kur disa nga mbështetësit e Robinson tentuan të çajnë kordonët e policisë. Pamjet treguan oficerë që përdorën kuaj, shkopinj gome dhe njësi shtesë për të ndalur përplasjet, ndërsa disa policë u sulmuan drejtpërdrejt teksa mbronin zonën e sigurisë.
Nga podiumi në Whitehall, Tommy Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, akuzoi politikanët britanikë për “përsëritje të ideve të tij” dhe sulmoi vendimet e gjykatave lidhur me strehimin e azilkërkuesve. Në marshim morën fjalën gjithashtu figura të tjera të së djathtës si prezantuesja televizive Katie Hopkins, aktori Lawrence Fox dhe ish-ushtaraku Ant Middleton.
Ndërkohë, tek kundër-protesta e organizuar nga Grupi qendroni kunder rracizmit , deputetja e pavarur Diane Abbott u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar kundër racizmit dhe dhunës, duke theksuar se “racizmi dhe fashizmi nuk janë të reja, por gjithmonë janë mposhtur kur komunitetet kanë qenë të bashkuara”.
Policia Metropolitane, e cila kishte paralajmëruar më herët se nuk do të përdorte teknologjinë e njohjes biometrike të fytyrës gjatë këtij operacioni, theksoi se pati veprime me vendosshmëri kundër çdo kujt që veproi jo vetëm si protestues por tejkaloi këtë rol duke I kthyer demonstratat në kryerjen e krimeve të urrejtjes./abcnews