KFOR-i publikon pamje nga dislokimi i ushtarëve hungarezë për kontrollin e trazirave
Sot, kompania e dytë hungareze e Batalionit Rezervë Taktike - Kinetike (KTRBN) ) e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR ka përfunduar me sukses vendosjen e saj në Kosovë.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet KTRBN ka aftësi të rëndësishme – duke përfshirë kontrollin e turmave dhe trazirave (CRC), kolonat shoqëruese, mbikëqyrjen, zbulimin, ndihmën ndaj popullsisë dhe detyra të tjera të këmbësorisë. – të cilat sigurojnë gatishmërinë dhe aftësinë e KFOR-it për t'iu përgjigjur shpejt dhe në mënyrë efektive zhvillimeve përkatëse të sigurisë.
“Që nga viti 1999, kontingjenti hungarez ka qenë një kontribuues kyç në misionin paqeruajtës të KFOR-it. Ky dislokim shënon rotacionin e 33-të të kontingjentit hungarez. Është një demonstrim i prekshëm i angazhimit të gjatë të Hungarisë në mbështetje të KFOR-it”, thuhet në njoftim.