Lanika Rexhepi siguron medalje, plasohet në finale të Kampionatit Mesdhetar të karatesë

Lanika Rexhepi ka siguruar medalje duke u plasuar në finale të Kampionatit Mesdhetar të karatesë për Kadetë, Junior dhe Senior i cili po mbahet në Guadalajara të Spanjës 12-14 shtator 2025.

Kështu u bë e ditur nga postimi i Klubit Olimp.

Ndryshe, në këtë event të ËKF-së marrin pjesë 16 shtete nga Evropa, Azia dhe Afrika me 582 garues dhe 648 paraqitje.