Kapet me thikë në valixhe një person në aeroport
Një thikë me këllëf i është gjetur një personi në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.
“Policia ka pranuar informatën nga zyrtarët doganorë se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një thikë me këllëf. Thika është sekuestruar nga policia, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.