Aksident në Lushnje, një i vdekur dhe tre të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Çermë të Lushnjes në Shqipëri.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë një person, raporton TvKlan.
Bëhet fjalë për një 47-vjeçare e cila ishte duke udhëtuar si pasagjere në atë moment.
Ndërkohë të lënduar kanë mbetur tre persona, drejtuesi i makinës, një 63-vjeçar, dhe pasagjerët A.M., 37 vjeçe dhe një 15-vjeçar.