Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
Sot ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Lëvizja Vetëvendosje hapi fushatën mbrëmë në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa sot vazhdojnë hapjet e tjera.
Në orën 13:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) zhvillon ngjarjen e saj në Hotel Venus. Pas AAK-së, Nisma Socialdemokrate do të hapë fushatën në Klan Arena, në orën 14:00, dhe më pas Bashkimi Demokratik do të realizojë aktivitetin e tij në Hotel Nobel, në orën 17:00.
Fushata e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) hapet në Pallatin e Rinisë, në orën 18:00.
Derisa, siç njoftoi ditë më parë kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, hapja e fushatës e Partisë Demokratike të Kosovës bëhet në “Parkun e Qytetit” në Mitrovicë në orën 19:00.
Për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 105, PDK është me numrin 191, LDK është me numrin 113, AAK ka numrin 174, NISMA Socialdemokrate është me numrin 186, Lista Serbe ka numrin 170, Alternativa është me numrin 103, Partia Guxo ka numrin 118, dhe Partia Socialdemokrate është me numrin 149.