Eurokoha dhe Kosova Airlines sjellin mbi 10 destinacione të reja nga Prishtina drejt Evropës
Eurokoha dhe Kosova Airlines vazhdojnë të zgjerojnë rrjetin e tyre të fluturimeve, duke sjellë mundësi të reja udhëtimi për qytetarët e Kosovës dhe diasporën shqiptare.
Me shtimin e mbi 10 destinacioneve të reja, udhëtarët nga Aeroporti i Prishtinës mund të shijojnë një përzgjedhje edhe më të gjerë të qyteteve evropiane.
Fluturoni tani direkt nga Prishtina drejt: Luxembourg, Stockholm, Gothenburg,
Malmö, Ljubljanë, Münster-Osnabrück, Köln, Dortmund, Nürnberg, Memmingen dhe Berlin.
Përveç këtyre, Eurokoha dhe Kosova Airlines vazhdojnë të mbajnë pranë jush edhe destinacionet tashmë të njohura dhe të kërkuara si: Zürich, Genève, Basel, Stuttgart, Düsseldorf, München, Hannover dhe Hamburg.
Me këtë zgjerim të madh, kompanitë synojnë të sjellin më afër familjet, punën dhe aventurat e reja për të gjithë udhëtarët. Shërbimet tona mbeten të përkushtuara në ofrimin e komoditetit, sigurisë dhe lidhjeve të shpejta drejt Evropës.
Rezervoni biletat tuaja tani në www.flyksa.com, duke telefonuar në +383 38 220 220, apo duke na vizituar në zyrat tona në Qafa dhe në Hotelin Swiss Diamond në Prishtinë.
Eurokoha & Kosova Airlines – ju lidhin me Evropën, ju sjellim më afër familjes,punës dhe aventurës!