Haradinaj: Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet, urgjentisht të reflektojmë
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas goditjes së rëndë që ka marrë sot Kosova nga SHBA-të për faj të Qeverisë Kurti. Haradinaj ka thënë se Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e saj.
Sipas Haradinajt, situata e sotme as s’ka mundur të paramendohej që do t’i ndodhte Kosovës.
Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri Haradinaj ka ftuar të gjitha forcat politike dhe shoqërinë kosovare për reflektim.
Postimi i plotë:
Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën.
I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi.