Pezullimi i dialogut, OVL UÇK-ja: Kosova nuk guxon të dëmtojë aleancën e saj jetike me SHBA-në
OVL UÇK-ja ka reaguar pas pezullimit të dialogut strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.
Në reagimin e Organizatës thuhet se ky është një lajm i rëndë dhe një sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit.
Sipas OVL UÇK-së, çdo krizë politike që dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara prek vetë themelet e shtetit.
OVL UÇK-ja, ndër të tjera, ka apeluar për unitet kombëtar dhe përgjegjësi shtetërore.
“Kosova nuk guxon të humbasë arritjet e saj historike dhe as të dëmtojë aleancën e saj jetike me SHBA-në. Luftëtarët e UÇK-së dikur ishin në front për lirinë e Kosovës, sot jemi ushtarë të përkushtuar të aleancës me Amerikën”.
“OVL UÇK-ja do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në reagim.