Kryeministri i Polonisë paralajmëron: Sulmi rus me dron, kërcënim për gjithë Evropën
Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kryeministri Donald Tusk tha se Polonia do të trajnohej nga Ukraina se si të rrëzonte më mirë dronët rusë.
Tusk ka thënë se shkelja e hapësirës ajrore të vendit të tij nga Rusia me dron përbënte një kërcënim jo vetëm për Poloninë, por edhe për Evropën në tërësi.
"Ky sulm me dron nuk kishte për qëllim vetëm Poloninë, por edhe shtetet evropiane", tha Tusk.
Vende të tjera evropiane kanë shprehur alarm për incidentin, i cili përfshinte 19 dronë rusë që hynë në territorin polak, disa prej të cilëve u rrëzuan.
Kryeministri i Polonisë konfirmoi se zyrtarët ushtarakë polakë do të udhëtonin në Ukrainë për trajnim të mbrojtjes ajrore pas sulmit rus.
Vendi i tij do të përfitonte nga përvoja e Ukrainës në sistemet kundër dronëve, sipas Tuskut, duke i përcaktuar ato "si më të mirat" për shkak të testimit të tyre në "fushëbetejë". /euronews