Përparim Rama: Për herë të parë në Prishtinë QMF-ja 12 deri 24 orë në shërbim të qytetarëve
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) orari është 12 dhe 24 orë punë.
Rama ka theksuar se kjo po ndodh për herën e parë në kryeqytet, pasi sipas tij shëndeti nuk ka orar. Këtë i pari i Prishtinës e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook.
"Për herën e parë në Prishtinë, jo orare 8-orëshe, por 12 dhe 24 orë në shërbim të qytetarëve për 365 ditë të vitit, sepse shëndeti nuk ka orar. Prishtina përtej orarit 8 deri në 4", ka thënë Rama.