UEFA njofton ndryshimin e rregullave të Ligës së Kampionëve

UEFA ka njoftuar një ndryshim të madh të rregullave që mund të shpëtojë lojtarët që janë lënë jashtë skuadrave të tyre prej 25 lojtarësh për Ligën e Kampionëve.

Pasi pesë klube angleze regjistruan skuadrat e tyre për garën elitare të Evropës javën e kaluar, disa emra të mëdhenj janë shtuar në listën e lojtarëve të tepërt, raporton Daily Mail. Trajneri i ri i Tottenhamit, Thomas Frank, ka lënë jashtë lojtarin e transferuar prej 30 milionë funtesh, Mathys Tela, i cili më vonë pranoi se vendimi “patjetër e dëmtoi” atë.

Gabriel Jesus nuk ka arritur të sigurojë një vend në skuadrën e Mikel Artetas, Enzo Maresca ka lënë jashtë lojtarin e transferuar Facundo Buononotte, ndërsa në një veprim që tifozët e kanë quajtur “mizor”, Federico Chiesa i Liverpoolit është lënë jashtë planeve të Arne Slot, transmeton Klankosova.tv.

Shpëtim për yjet e fshirë Vendime të tilla kanë bërë që këta yje të mos luajnë në Ligën e Kampionëve deri në fazat eliminatore të garës. Megjithatë, falë një vendimi të ri nga UEFA, kjo tani po ndryshon. Organi qeverisës i futbollit evropian ka njoftuar se klubet do të lejohen të regjistrojnë një zëvendësues “të përkohshëm” nëse një nga lojtarët e tyre vuan nga një “dëmtim ose sëmundje afatgjatë”. Ky rregull është në fuqi deri në fund të fazës së grupeve të garës.