Çfarë ndodh në trurin tuaj kur jeni të uritur?

Të ndihesh i irrituar kur je i uritur nuk është thjesht bindje është një reagim biologjik i trurit ndaj mungesës së energjisë. Kur nuk hamë për një periudhë të caktuar, niveli i glukozës në gjak bie, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e trurit.

Për të kompensuar mungesën e energjisë, trupi çliron hormone si adrenalina dhe kortizoli të njohura për shkaktimin e stresit dhe ankthit. Truri gjithashtu prodhon një substancë të quajtur neuropeptid Y, që shton ndjenjën e urisë dhe është e lidhur me agresivitetin dhe nervozizmin.

Këto ndryshime ndikojnë në vetëkontroll dhe përpunim emocional, duke na bërë më të paduruar, më impulsivë dhe më të prirë për konflikte. Studime të ndryshme kanë treguar se uria mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet personale dhe vendimmarrje.

Megjithatë, lajmi i mirë është se këto efekte janë të përkohshme dhe mund të shmangen thjesht duke konsumuar ushqim në kohën e duhur. Kujdesi ndaj ushqyerjes nuk ndikon vetëm në trupin tonë, por edhe në mirëqenien mendore./rtsh