Osmani e lidh Radoiçiqin me gazetarë: Ka pasur plane për grusht shtet – e dinë ata, e kanë mizën pas veshi
Presidentja Vjosa Osmani tha se gjatë hetimeve ka pasur bashkëpunëtorë të Radoiçiqit, duke aluduar në gazetarë.
Ajo tha se ka pasur plane për grusht shtet.
“E para, nuk janë hetuar gazetarët. Është hetuar tjetërkush, janë hetuar Radoiçiqat. Kur hetohen Radoiçiqat, dalin bashkëpunëtorët e tyre. Dhe natyrisht që institucionet tona të sigurisë e kanë detyrë shtetërore, morale, ligjore, që të hetojnë deri në fund çdo bashkëpunim që ka rrezikuar Kosovën, përfshirë plane për grusht shtet, rrezikime të ndryshme që i bëhen Kosovës. Pastaj kanë dalë shumë prova. Institucionet e sigurisë po vazhdojnë hetimet. E dinë ata kush janë, e kanë mizën mas veshi”, tha Osmani. /eo