Prishtinasi kërcënoi zyrtarët policorë në kryerje të detyrës, sekuestrohen armë në veturën e tij

Një person në Prishtinë ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Bëhet e ditur se afër veturës së të dyshuarit policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, ku dyshohet të jetë pronë e të dyshuarit.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:45, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Prishtinë / 10.09.2025 – 20:45. Raportohet se afër veturës të të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dyshohet pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, i cili kishte kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri