Sot, mot me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë pjesës së dytë parashihen të sjellin riga lokale shiu, shkruan Zeri.info.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 e 15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 27 e 31 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: