Mbytet një 16-vjeçar në plazhin e Durrësit

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 16-vjeçar është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ku shtetasi me iniciale E. V., banues në lagjen nr. 13, është mbytur aksidentalisht.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, si dhe për të përcaktuar shkakun e mbytjes.