Asafltimi i rrugëve, ndriçimi publik, ndërtimi i shkollës dhe fushave: Përparim Rama prezanton projektet e realizuara në "Sofali"
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur takim me banorët e lagjes “Sofalia” në Prishtinë.
Rama ka paraqitur para banorëve projektet e realizuara në katër vitet e qeverisjes, përfshirë asfaltimin e rrugëve lokale, ndriçimin publik, ndërtimin e shkollës së re, fushave sportive e pajisjen e klasave me tabela digjitale.
Rama ka thënë se fushat e hapësirat rekreative po i japin jetë lagjes.
Në një video në rrjetin social Facebook, i pari i Prishtinës theksoi se kjo lagje po përparon çdo ditë.
“Hej njerëz, jam këtu me banorët e Sofalisë, e cila po përparon çdo ditë. Kemi përfunduar asfaltimin e shumë rrugëve lokale, ndriçimin publik dhe jemi në ndërtim të shkollës së re. Klasat tashmë janë të pajisura me tabela digjitale, kurse fushat sportive dhe haëpsirat rekreative po i japin jetë lagjes”, tha Rama.
Më tutje, kryetari i Prishtinës dëgjoi edhe kërkesat e tjera të qytetarëve, për të cilat u zotua se do të realizohen si prioritete të radhës.
“E dëgjuam nga afër zërin e banorëve për linja të autobusëve, ndriçim shtesë, asfaltim të rrugësve, fuqizim të rrjetit elektrik. Po, këto projekte janë prioriteti ynë i radhës. Bashkë po e ndërtojmë Prishtinë që duam”, tha Rama.