Ekipi i FSK-së po kryen përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patroll” në Uells
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se një ekip po realizon përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patroll” në Uells.
“Gara “Cambrian Patroll” që mbahet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar, po afron, ekipi nga Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për të marrë pjesë në këtë ngjarje që për vite me radhë FSK është pjesë e saj dhe ka treguar rezultate, ekipit tone në përgatitje i është bashkuar edhe një ekip nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të cilët po sfidohen me skenarë të ngjashëm si ato që do të jenë gjatë realizimit të garës.”
FSK-ja thotë se pjesëmarrja në këtë ushtrim rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere.
“Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrimin “Cambrian Patrol” rritë ndërveprimin me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere nga mbarë bota si dhe ndikon në zhvillimin e shkathtësive dhe taktikave individuale e grupore të ushtarakëve tanë.”