Nesër shpallet qeveria, Rama do të paraqesë programin qeverisës për katër vjetët e ardhshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar bashkëpunim me qendrën “Prishtina Mall”, e cila në qendër ka planin për zvogëlimin e kolonave.

Sipas marrëveshjes, qytetarët mund të parkojnë veturat falas në Prishtina Mall, të marrin bileta falas për autobusët urbanë dhe të nisen drejt qendrës së qytetit.

“Park & Ride po bëhet realitet në Prishtinë! Kryeqyteti dhe Prishtina Mall kanë nënshkruar bashkëpunimin për ta kthyer parkingun e Prishtina Mall pjesë të sistemit Park & Ride! Çfarë do të thotë kjo për qytetarët? * Parkoni veturën tuaj falas në Prishtina Mall* Merrni biletë falas për autobusët urban* Udhëtoni lehtë e shpejtë drejt qendrës së Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Në këtë formë, zbatohet plani e premtimi i të parit të kryeqytetit për të zvogëluar kolonat dhe ta zhbllokuar trafikun në Prishtinë.

“Ky sistem: zvogëlon kolonat dhe trafikun në qytet kursen kohë e para mbron mjedisin. Ky është një hap i madh për ta bërë Prishtinën më të qasshme, më të pastër dhe për të krijuar një model të bashkëpunimit publik-privat për të ardhmen e Kryeqytetit!”, ka shkruar ai.

Çështja e trafikut dhe zvogëlimi i kolonave ka qenë në mesin e premtimeve kryesore të Përparim Ramës.