Gallapeni: Krenar që përfaqësoj vendlindjen time
Mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, është shprehur i lumtur që përfaqëson vendlindjen e tij.
Gallapeni pati paraqitje të shkëlqyer në fitoren 2-0 kundër Suedisë dy ditë më parë, ku dhuroi asistimin te goli i parë nga Rexhbeçaj.
Mbrojtësi 20-vjeçar tregoi krenarinë për të përfaqësuar vendlindjen e tij.
“Me zemër e shpirt për Kosovën - çdo hap në fushë bart ëndrrat e një vendi të tërë, krenar dhe i lumtur që përfaqësoj vendlindjen time”, ka shkruar Gallapeni.
Gallapeni aktualisht luan për Lodzin, pasi këtë verë u transferua nga Prishtina për 250 mijë euro. /Zëri