Gjykata e Apelit cakton datën e seancës paraprake për Ilir Metën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK-u.

Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.

Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që kjo e fundit ka në dorë edhe dy opsione të tjera, ta kthejë sërish dosjen në SPAK, ose të pushojë hetimet.

SPAK-u ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon, Ema Çokun dhe Fatime Kryemadhin. /euronews