Kallas: Lufta e Rusisë po vazhdon të përshkallëzohet

Diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se teguesit e hershëm sugjerojnë se hyrja e dronëve rusë në hapësirën ajrore evropiane ishte e qëllimshme, jo aksidentale.

Ajo ka shkruar të mërkurën në X se lufta e Rusisë po vazhdon të përshkallëzohet.

“Ne duhet të rrisim koston për Moskën, të forcojmë mbështetjen për Ukrainën dhe të investojmë në mbrojtjen e Evropës. BE-ja luan një rol të madh dhe ne do të mbështesim iniciativa si linja mbrojtëse e kufirit lindor”, ka shkruar Kallas.

Ajo e ka përshkruar sulmin rus, ku dronët hynë në hapësirën ajrore polake, si “shkeljen më serioze të hapësirës ajrore evropiane nga Rusia që nga fillimi i luftës”.

Kallas ka shtuar se është në kontakt me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe zëvendëskryeministrin e Polonisë, Radosëaë Sikorski.

“BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë”, ka thënë Kallasi.