Superkompjuteri parashikon favoritët e Ligës së Kampionëve 2025/26 – Real Madrid i shtati

Superkompjuteri i Opta-s ka përditësuar gjatë ditës së sotme (e mërkurë), 10 shtator, parashikimet për favoritët e Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26.

Edicioni 2025/26 i Ligës së Kampionëve fillon javën e ardhshme, më 16 shtator, me ndeshjet e para të fazës së Ligës dhe tashmë kanë filluar parashikimet.

Polonia kërkon të aktivizohet Neni 4 i NATO-s pas rrëzimit të të dronëve rusë

Sipas superkompjuterit të kompanisë së specializuar Opta, Liverpooli është parashikuar favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion me 20.4 për qind shanse për të ngritur trofeun.

Reds janë vendosur para rivalëve të Arsenalit, cilët shihen favoritët e dytë me 16 për qind shanse dhe kampionëve aktualë, Paris Saint-Germain, që renditen në pozitën e tretë me 12.1 për qind gjasa për të triumfuar.

Pas tyre përfshihen klube tjera të mëdha si Barcelona dhe Manchester City me nga 8.4% shanse që mbyllin pesëshen e favoritëve.

Chelsean me 7.0% renditet në pozitën e gjashtë, Real Madridi me 5.8% i shtati, Bayern Munichu i teti me 4.3%, Interi i nënti me 3% dhe Neëcastle United i dhjeti me 3% shanse.

Pas tyre më pozitat nga 11-20 vijnë ekipe tjera si Benfica, Napoli, Tottenham Hotspur, Borussia Dortmund, Club Brugge, Sporting Lisbona, Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Juventus dhe Atalanta.

Ndryshe, superkompjuteri i Opta-s e ka simuluar garën e Ligës së Kampionëve 2025/26 plotë 10.000 herë dhe ka konfirmuar këto përqindje.