Hapja e festivalit PriFest, Përparim Rama: Frymë që e bën Prishtinën të ndihet pjesë e hartës botërore të kinemasë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mori pjesë në hapjen e festivalit “Prishtina International Film Festival”.
Rama ka thënë se ky festival është takim kulturor e artistik, ku bashkohen krijues e adhurues të kinemasë.
“Mbrëmë, PriFest - Prishtina International Film Festival hapi zyrtarisht edicionin e radhës. Ky festival tashmë ka tejkaluar kufijtë e një ngjarjeje filmike, ai është një takim kulturor, artistik e shoqëror, ku bashkohen krijues e adhurues të kinemasë”, ka shkruar Rama.
Ai theksoi më tutje që PriFest e bën Prishtinën të ndihet pjesë e hartës botërore të kinemasë dhe artit modern. “PriFest nuk është vetëm festival, por një frymë që e bën Prishtinën të ndihet pjesë e hartës botërore të kinemasë dhe artit modern. Faleminderit, Fatos. Faleminderit edhe ekipit që po e shndërron Kryeqytetin në një skenë botërore të artit. Suksese”, ka shkruar Rama.