Rrahje në një kafene te Xhamia e Llapit në Prishtinë, theret me thikë një person
Një person është therur me thikë gjatë një rrahjeje fizike, për të cilën klankosova.tv merr vesh se ka ndodhur në një kafene te zona e njohur si Xhamia e Llapit.
Zëdhënës i Policisë në kryeqytet, Enis Pllana, tha për Zeri.info se hetimet rreth rastit tashmë kanë nisur.
“Sot rreth orës 14:30 kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rr. ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë.
Duke u bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”. /Zëri