Osmani për punimin e Bashës: Si kryetar i Kuvendit konfirmoi respektin për UÇK-në

Presidentja Vjosa Osmani komentoi edhe reagimet për punimin e Dimal Bashës për UÇK-në gjatë kohës së studimeve të tij.

“Nuk e kam lexuar ende. I kam dëgjuar shqetësimet dhe përgjigjja që ai ka dhënë është përgjigjja që duhet ta merrni. Si Presidente nuk kam mundësi të merrem me shkrimet e politikanëve që kanë bërë gjatë studimeve. Si kryetar i Kuvendit Basha ka konfirmuar respektin e fortë dhe të madh për sakrificën e popullit, UÇK-së dhe ne do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e kësaj dhe nga pretendimet për ta rishkruar historinë”, tha Osmani. /eo